Dy vëllezër i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit dhe qëllojnë me armë

 
Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një sherri për pronën.
Sipas njoftimit të Policisë, më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./vizionplus

Back to top button