Dy vëllezër u mbytën në një liqen në Gjermani

Dy fëmijë britanikë kanë vdekur pasi janë nxjerrë nga një liqen gjatë një pushimi në Gjermani.
Vëllezërit, shtatë dhe nëntë vjeç, ishin duke vizituar Eiserbachsee, afër Aachen, kur prindërit e tyre raportuan se ishin të zhdukur të enjten pasdite.
Punonjësit e shpëtimit i gjetën djemtë në liqen, i cili është afër kufirit me Belgjikën, dhe ata u dërguan në spital, por nuk mbijetuan, transmeton rtv21.tv.
Raportet e pakonfirmuara thonë se ata nuk ishin në gjendje të notonin.
Zyra e prokurorit publik në Aachen tha se po përpiqej të zbulonte nëse kishte ndonjë dyshim për një vepër penale, përfshirë neglizhencën.
Liqeni mbikëqyret nga shpëtimtarë vullnetarë, por vetëm gjatë fundjavave./21Media

Back to top button