Dy vetura u “gëlltitën” nga gropa e mbushur me ujë të nxehtë

Dy makina u “gëlltitën” sot papritmas në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë. Një Toyota Corolla Spacio dhe një Nissan Juke u “gëlltitën” në krater, në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk.
Një dëshmitar okular i tha medias lokale, NGS se si makinat ishin zhytur plotësisht në gropë.
Toyota dhe Nissan besohej se ishin parkuar jashtë një qendre biznesi kur vrima e madhe u shfaq në rrugë.
Fatmirësisht nuk pati viktima në incident, shkruan “Mirror”.
Avulli ishte i dukshëm, i cili u shkaktua nga një shpërthim i një tubi nëntokësor i ujit të nxehtë jo shumë larg nga teatri dhe opera historike e qytetit.
Tubacioni furnizon ujë të nxehtë për të mbajtur shtëpitë dhe vendet e punës të ngrohta në dimrin e ftohtë siberian.
Videon mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Toyota dhe Nissan besohej se ishin parkuar jashtë një qendre biznesi kur u shfaq vrima në tokë
Një Toyota Corolla Spacio dhe një Nissan Juke u gërmuan në krater

Back to top button