Dy viktima, 179 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Dy viktima dhe 179 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 79 raste nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.
6383 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit, dy persona kanë humbur jetën, një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.
Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Janar 2022)
Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 213
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1150
Testime totale 1,487,339
Raste pozitive 210,885
Raste të shëruara 201,282
Raste Aktive 6,383
Humbje jete 3,220
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2944
Fier 660
Durrës 578
Shkodër 430
Elbasan 405
Vlorë 396
Berat 256
Lezhë 196
Gjirokastër 193
Korçë 153
Dibër 101
Kukës 71/Oranews
 

Back to top button