Anulime masive fluturimesh shkaku i motit dhe omicronit

Më shumë se 3.300 fluturime janë anuluar sot në mbarë botën, më shumë se gjysma e të cilave në Shtetet e Bashkuara dhe arsyeja janë kushtet e pafavorshme të motit dhe rritja e numrit të personave të infektuar me variantin omicron të Covid-19.
Më shumë se 3.300 fluturime janë anuluar deri në mesditë dhe 1.900 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të publikuara në faqen e gjurmimit të fluturimeve FlightAware, raportoi Reuters.
Nëse kësaj i shtohen edhe fluturimet e vonuara, janë gjithsej 4.800 fluturime.
Krishtlindja dhe Viti i Ri janë koha kur shumica e njerëzve udhëtojnë me aeroplan, por përhapja e shpejtë e variantit shumë të lëvizshëm omicron ka çuar në një rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve, duke detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet pasi shumë pilotë dhe anëtarë të ekuipazhit janë në karantinë.
Agjencitë e transportit në të gjithë SHBA-në gjithashtu kanë pezulluar ose reduktuar shërbimet për shkak të mungesës së stafit të infektuar me virusin korona.

Back to top button