Dy viktima dhe mbi 40 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë këtë të premte janë regjistruar edhe dy viktima nga koronavirusi.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për 42 raste të reja të të infektuarve. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 3,472 mostrave.
Në 24 orët e fundit, thuhet në raport, u shëruan 409 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 2,559.
Deri të premten janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina. Mbi 540,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./21Media

Back to top button