ShSKUK: Të spitalizuar 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë të shtrirë 14 pacientë të konfirmuar me koronavirus dhe 25 të tjerë post-Covid.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 11 është numri i pacientëve me oksigjeno-terapi, ndërkaq në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient./21Media

Back to top button