Dy vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë
Kanë kaluar dy vjet që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dhe liderët botërorë po kërkojnë mbështetje të vazhdueshme për presidentin e saj Volodymyr Zelensky.
Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në 730 ditë luftë, kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë civilë e janë plagosur rreth 20 mijë të tjerë. Tre në katër viktima civile ndodhën në zonat e mbajtura nga Qeveria ukrainase, gjë që tregon se Moska është përgjegjëse për pjesën më të madhe të dëmtimit të civilëve, sipas OKB-së. Kur bëhet fjalë për viktimat ushtarake, as Rusia dhe as Ukraina nuk kanë ofruar të dhëna të detajuara publike për ndikimin e luftës tek ushtria. Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar në gusht të vitit të kaluar se 70 mijë ushtarë ukrainas kishin vdekur dhe 100 mijë deri në 120 mijë të tjerë ishin plagosur. Rusia, nga ana e saj, pati pretenduar në nëntor se 383 mijë ushtarë ukrainas ishin vrarë ose plagosur. Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar ka vlerësuar se Rusia ka pësuar të paktën 320 mijë të vdekur e lënduar. Sipas të dhënave, 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë e janë regjistruar si të vrarë edhe rreth 20 mijë mercenarë të grupit “Wagner”.
Që nga janari, 6.3 milionë ukrainas janë bërë refugjatë jashtë vendit, e 3.7 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit.
Për të shënuar përvjetorin e dytë të luftës dhe në përgjigje të vdekjes së kritikut të Kremlinit Alexey Navalny, Presidenti i SHBA Joe Biden ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 500 objektivave .
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një paketë municionesh prej 245 milionë paund për të rritur rezervat e artilerisë së Ukrainës.
Kanadaja ka vendosur një ndalim për eksportimin e mallrave në Rusi që “mund të përdoren për të prodhuar armë”, thotë ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Mélanie Joly.
Ukraina dhe Polonia: Ukraina i ka ofruar Polonisë një plan për t’i dhënë fund bllokadës kufitare, tha kryeministri i Ukrainës, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Kabinetit të Ministrave të Ukrainës. Denys Shmyhal tha se ai mbërriti në kufirin polak me anëtarë të tjerë të qeverisë së Ukrainës të premten për të negociuar me kolegët e tij polakë, por ata nuk u paraqitën.
Raketat e reja: Rusia ka filluar prodhimin serik të raketave të reja hipersonike Zircon , të cilat ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur të rrëzohen, tha Presidenti Vladimir Putin. Përveç raketave, ndërmarrjet e industrisë ruse të mbrojtjes kanë rritur “vitet e fundit” prodhimin dhe furnizimin e armëve të tjera “shumë herë”, tha Putin.
Raportet e raketave nga Irani: Irani ka mohuar dërgimin e raketave balistike në Rusi, sipas një deklarate nga Misioni i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara. Ky vendim është marrë për të mos “kontribuuar në vazhdimësinë e luftës”, thuhet në deklaratë. Muajin e kaluar, një zyrtar amerikan i tha CNN se negociatat ruse për blerjen e raketave balistike me rreze të afërt nga Irani “po përparonin në mënyrë aktive”.
E fundit për Navalny: nënës së Alexey Navalny iu dha një ultimatum nga një hetues rus: ose pranoni një funeral të fshehtë pa një lamtumirë publike, ose djali i saj do të varrosej në koloninë penale ku u burgos, tha një zëdhënës i Navalny. Kreu i hetimeve në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny tha se autoritetet ruse kanë “frikë” nga një funeral publik . Ekipi i Navalny po ofron gjithashtu një shpërblim për informacionin në lidhje me vdekjen e tij dhe autorët e dyshuar.
Sulmet gjatë natës në rajonin e Odesa: Tre persona u vranë dhe të paktën tetë u plagosën në sulmet me dronë gjatë natës në Ukrainë, thanë zyrtarët të premten. Në rajonin e Odesës në Detin e Zi, mbeturinat nga një prej dronëve goditën një ndërtesë, duke shkaktuar një zjarr dhe duke vrarë tre persona, sipas kreut të administratës ushtarake Oleh Kiper.
Mbrojtja e Ukrainës: Ukraina rrëzoi një aeroplan spiun rus, tha komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk. Një deklaratë zyrtare nga rajoni i Krasnodarit të Rusisë nuk i referohej një sulmi ukrainas, por në vend të kësaj raportoi një përplasje ajri që shkaktoi një zjarr në tokë. Avioni i rrëzuar ishte përdorur nga Rusia për të kontrolluar dhe drejtuar sulmet me raketa në qytetet ukrainase, thanë zyrtarët e inteligjencës ukrainase../21Media