Dy vjet nga rrënimi i murit në Mitrovicë

Gjatë rrënimit të murit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë

Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës, kishin ndërtuar një mur pranë urës së Ibrit për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.

Dy vjet më parë, dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Gjatë rrënimit të murit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas dy viteve.

E para që kishte dalë për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila kishte thënë është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Ajo kishte falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë ata amerikanë, për gatishmërinë ndaj shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm.

Back to top button