SHBA-ja u kërkon shteteve të tjera riatdhesimin e xhihadistëve të ndaluar në Siri

Washingtoni e konsideron grupin e Shtetit Islamik (ISIS) të dobësuar dhe të çorganizuar

SHBA-ja u kërkoi sot shteteve të tjera që të riatdhesojnë dhe gjykojnë në vendet e tyre të origjinës xhihadistët e ndaluar në Siri ndërsa, Washingtoni e konsideron grupin e Shtetit Islamik (ISIS) të dobësuar dhe të çorganizuar.

‘’SHBA-ja i bëri thirrje shteteve të tjera që të riatdhesojnë dhe japin një gjykim për shtetasit tyre të ndaluar nga Forcat demokratike siriane (SDF), të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Uashingtoni’’, bëri të ditur përmes një komunikate, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino.

Duke përshëndetur kontributin e FDS-së për të mposhtur ISIS-in, aktualisht i dobësuar dhe i çorganizuar sipas tij, Palladino rikujtoi se forcat arabo-kurde burgosën gjatë fushatës së tyre për liri qindra terroristë të huaj nga dhjetëra shtete nga e gjithë bota.

Back to top button