Dy zyrtarë të inteligjencës kanë injoruar urdhrat e Trumpit?

Sipas gazetës “Washington Post”

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte kërkuar në mars nga dy zyrtarë të lartë të shërbimeve të inteligjencës që të mohojnë publikisht se ekzistojnë dëshmi për lidhjet mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë, gjatë fushatës së tij para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar gazeta “Washington Post”.

Gazeta publikoi këtë informatë, duke cituar zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës, shkruan

Drejtori i Shërbimit Kombëtar për Inteligjencë, Den Kouts dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Siguri, Michael Rogers , kishin refuzuar që t’i binden urdhrit të Trumpit, pasi që e kishin cilësuar si të pavend, deklaroi një burim anonim për gazetën “Washington Post”.

Ndërkohë, ish-drejtori i FBI-së, Xhejms Komej, nuk do të paraqitet të mërkurën para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për mbikëqyrje të reforma, ddeklaroi kryetari i këtij Komiteti, Xhejson Çavec.

Ai tha se ka biseduar me Komejn, i cili i ka thënë se para dëshmisë së tij publike, ai dëshiron të bisedoi me ish-shefin e FBI-së, Robert Myllerin, i cili është emëruar hetues special për lidhjet e mundshme mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Zyrtarët amerikanë më herët gjatë muajit kumtuan se Komej ka pranuar që të dëshmoi publikisht për përzierjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet në Amerikë.

Trump shkarkoi Komejn nga funksioni i drejtorit të FBI-së me 9 maj. Komej po mbikëqyrte hetimet për lidhjet e mundshme të Trumpit me Rusinë./21Media

Back to top button