“Më të rëndësishëm nenet se gjaku i deputetëve”

Për VMRO-DPMNE-në më e rëndësishme është se janë thyer, siç thonë ata, 27 nene të rregullores së kuvendit, se sa gjakosja e deputeteve

Deputeti i kësaj partie, Dragan Danev, thotë se pamjet ku shihet se si Sasho Vasilevski dhe Kerste Mukovski hapin dyert nuk janë të rëndësishme, shkruan TV21.TV

“Komenti për ato ngjarje dhe për ato incizime është se, incizimet më të rëndësishme të 27 prillit janë ato incizime ku deputetët e LSDM-së dhe e ashtuquajtura shumicë parlamentare thyejnë 27 nene prej rregullores së Kuvendit dhe e thyejnë ligjin e Kuvendit, me të cilët organet gjyqësore duhet të marrin aktivitete përkatëse” thekson Danev./21Media

Back to top button