Dybala kërkon pagë të barabartë me De Ligt te Juventusi

 
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se po kërkon të paguhet aq sa mbrojtësi qendror Matthijs de Ligt për të rinovuar me “Bianconerët”.
“Il Corriere dello Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” ka hasur në disa vështirësi në negociatat me “La Joya” për vazhdimin e kontratës.
De Ligt fiton 8 milionë euro në sezon, por marrëveshja e tij përfshin edhe disa bonuse duke e çuar shifrën në total prej 12 milionë eurosh në vit.
Oferta aktuale për Dybalan, sipas gazetës, është afër 9 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset.
Marrëveshja e Dybalas skadon verën e ardhshme dhe 27-vjeçari ka shënuar një dhe ka asistuar në dy ndeshje në këtë fillim të kampionatit.

Back to top button