Nis sfida Shqipëri – Hungari

 
Shqipëria dhe Hungaria kanë nisur në “Elbasan Arena” ballafaqimin e tyre në ndeshjen e rrethit të pestë të Grupit I, për kualifikimet e botërorit “Katari 2022”.
Takimi i sotëm vjen pak ditë pas humbjes së Shqipërisë nga Polonia 1:4 dhe këtij dueli të përzgjedhurit e Edi Reja do t’i hyjnë për të arkëtuar tri pikët e plota.
Hungaria ka vetëm një pikë më shumë se Shqipëria në grup me shtatë sosh dhe pozicionohet në vendin e tretë, derisa “kuqezinjtë” renditen në vendin e katërt me gjashtë pikë.
Shqipëria në këtë ndeshje luan pa Hysajn, Baren dhe Rey Manajn për shkak të kartonëve, dhe Cikaleshi për shkak të lëndimit.
Në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Shqipëria ka dy fitore dhe dy humbje, kurse Hungaria dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Back to top button