Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dybala mungon një muaj

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button