Dyert e oborrit ia marrin jetën 9 vjeçarjes

E zënë dyert e oborrit, humb jetën një 9 vjeçare në Mitrovicë

Sot rreth mesditës ka ndodhur një rast tragjik me ç’rast një vajzë 9 vjeçare ka humbur jetën.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën ”Afrim Zhitia” në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se vajza ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë së saj, kur është zënë nga dyert lëvizëse të hekurta.

Vdekjen e vajzës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti. Sipas tij, vajza është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës me ç’rast është konstatuar vdekja e saj, por ai nuk ka dhënë detaje të ngjarjes.

Back to top button