Hyseni: Shumë shtetasë tanë u janë bashkuar luftërave terroriste

Hyseni potencoi se është vendimtare për Kosovën që ta ruaj karakterin si shoqëri laike

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se Kosova ka qenë mjaft e prekur nga ideologjia dhe fenomeni i radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, ku një numër i madh i qytetarëve nga Kosova u janë bashkuar luftërave terroriste.

Sipas tij, ky fakt është mjaft alarmant dhe shqetësues. Këtë deklaratë Hyseni e dha gjatë një ligjërate që ka mbajtur sot para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë(AUK).

Por, për ta parandaluar këtë, Hyseni sqaroi se Kuvendi i Kosovës ka aprovuar një ligj, i cili e sanksionon  pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës  në luftërat e huaja terroriste.

Ministri Hyseni potencoi se është vendimtare për Kosovën që ta ruaj karakterin si shoqëri laike.

Hyseni tha me këtë rast se është detyrë e shtetit, por edhe e qytetarëve që të ruajë harmoninë fetare, tolerancën, mirëkuptimin ndërfetar dhe kulturor që mbretëron në Kosovë./21Media

Back to top button