Dyert e shtëpisë së Ibrahim Tatlisesit hapen për të gjithë

Shtëpia ku ka lindur Ibrahim Tatlises do të shndërrohet në muze.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Haliliye, Mehmet Canpolat, me ç’rast ka uruar që projekti të jetë i dobishëm për qytetin.
”Ne do të restaurojmë shtëpinë ku lindi artisti, Ibrahim Tatlıses dhe do ta kthejmë atë në një muze që do të mbajë emrin e Tatlısesit. Projekti ynë do të përshpejtohet më tej dhe me këtë rast edhe me këtë projekt turizmi po vazhdon drejtë rritjes”, ka thënë ai.
Shtëpia e vendosur në oborrin e Hızmalı Mahallesi në Şanlıurfa.
Shikoni videon e plotë këtu.
Tatlises ka bërë të ditur se në një kohë të shkurtër do të bëhet hapja e Qendrës Kulturore ”İbrahim Tatlises”, e cila ka një qendër gastronomie me ushqime lokale, pastaj muzikë popullore turke dhe muzikë klasike turke./21Media

Back to top button