Dyfish më shumë të shëruar se sa të infektuar nga COVID-19 dhe 36 viktima
Në bazë të të dhënave të kumtuara nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dyfish më shumë të shëruar se sa të infektuar nga COVID-19.
Nga realizimi i 3 mijë e 702 testimeve, pozitivë kanë rezultuar 1 mijë e 91 persona, prej të cilëve 156 janë infektuar për të dytën herë.
Në po të njëjtën periudhë kohore, janë regjistruar 2 mijë e 322 të shëruar dhe 23 viktima.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për viktima nga COVID-19 janë evidentuar edhe 13 të vdekur, me çka numri i viktimave rritet në 36./TV21