Leonora Jakupi publikoi këngën “Liria ka emër”

 
Ditë më parë publikoi këngën “Komandant”, ndërsa sot këngëtarja Leonora Jakupi solli projektin e ri muzikor të titulluar “Liria ka emër”.
Tekstin dhe muzikën e ka punuar Avni Qahili, ndërsa orkestrimin, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Ebrar Mazhar.
“Jam shumë e lumtur që sado pak përmes këngës time dhe zërit tim të jap kontributin për mbrojtjen e vlerës sonë më të lartë UÇK-së për mbrojtjen e djemve tanë më të mirë!”, ka shkruar këngëtarja për këngën e re.
Dy këngët e reja nga Leonora janë me motive patriotike dhe kanë ardhur në kuadër të festimeve të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këngën e re e Leonorës e titulluar “Komandant”, ka bërë bujë edhe në mediat serbe.
Kjo këngë i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. “Ata që bënë shumë për ne…. ata që rrezikuan gjithçka për ne… Ata që janë më meritorë për lirinë që po e gëzojmë sot….”, ka shkruar Leonora për këngën “Komandant”.
Mediat serbe e quajtën “skandaloze” dhe ushtarët e UÇK-së “terroristë”.
“Skandal jo, po krenari. Terroristë jo, po çlirimtarë”, ka shkruar Jakupi në reagimin e saj./21Media

Back to top button