Dyfishohet numri i rasteve të koronavirusit në Korenë Jugore
229 raste të reja me koronavirus
Koreja e Jugut thotë se numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend është dyfishuar brenda një dite.
Zyrtarët thanë se 229 raste të reja janë konfirmuar që nga e premtja, duke e rritur totalin në 433, transmeton 21Media.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Kim Gang-lip tha se shpërthimi ka hyrë në “një fazë të re serioze”.
Dy pacientë në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ka frikë se numri do të rritet./21Media