Dyshimet për dallavere me patentë-shoferë, Policia dhe Prokuroria me aksion

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.
Aksioni është duke u zhvilluar për dyshimet rreth dallavereve me patentë-shoferë.

Ditë më parë, në Pejë u zhvillua një tjetër aksion kundër fajdexhinjve, ku u arrestua një person.

Back to top button