Dyshimet për manipulim të votave në Gjilan, intervistohet 14 persona

14 persona janë intervistuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për manipulimin me vota.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se deri tani janë intervistuar 14 persona, kurse intervistimi i të tjerëve do të vazhdojë.

“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, tha Hashani./21Media

Back to top button