Dyshimet se tre kirurgë po hetohen për korrupsion, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë(MSH) ka reaguar në lidhje me raportimet se tre kirurgë janë të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.
Siç thuhet në reagim, tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.
“Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, ‘Shekih Zajed’ së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”, thuhet në shkrimin e MSH-së në Facebook.
Në reagim tutje thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në ndriçimin e plotë. “Njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”./21Media