Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshohet për dhunim, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunim në Prizren. Ai thuhet se është shtetas i Shqipërisë.

Rasti sipas raportit të Policisë ka ndodhur me 9 shkurt, ndërkohë që viktima thuhet se është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button