Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 16 vjeçare, arrestohet 53-vjeçari
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar nga Libohova me akuzën e abuzimit seksual me një shtetase të mitur.
Shtetasi me iniciale K. H dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”./Oranews