Kaloni te përmbajtja kryesore

Politikani serb Aleksiç: Vuçiq vjen nga shkolla e Sheshelit, nuk i duron kritikat

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiç, i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’u kërkojë falje të gjithëve për deklaratën në të cilën u bën thirrje atyre që të mos grinden dhe të mos zihen për para për hir të përmbysjes së qeverisë”.

Aleksiç e vlerësoi të turpshme deklaratën e presidentit të Serbisë dhe theksoi se “studentët që janë e ardhmja e vendit dhe luftojnë për drejtësi dhe liri” kanë të drejtë të protestojnë

Deklarata e Vuçiqit e ka komentuar edhe deputeti dhe presidenti i Fytyrës së Re të Serbisë, Millosh Parandiloviq.

“Marrëzitë e Aleksandër Vuçiqit. Bëhet fjalë për një njeri që është shkolla më e mirë e Sheshelit, që nuk i duron kritikat, prandaj po bën betejë me rininë e tij. Ai si president i vendit po bën një betejë me ata që janë e ardhmja e këtij vendi, pra studentët dhe po mundohet t’i heshtë që të mos shfaqet asnjë ton kundër tij në opinion”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button