Kaloni te përmbajtja kryesore

E bëri për spital gruan e tij, arrestohet 42 vjeçari në Ferizaj

 
Policia e Kosovës ka arrestuar një 42 vjeçar në fshatin “Pojatë” të Ferizajt, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Pojatë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet N.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr  tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button