AGK: Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri

 
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka reaguar përsëri për sulmin e gazetarëve në veri, duke thënë se gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar. Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre”, thuhet në shkrimin e AGK-së.
Nga AGK, kanë ftuar edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.
Sot është realizuar një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në veri të Mitrovicës grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare./21Media

Back to top button