E bëri policin për spital, u arrestua burri nga kryeqyteti
Policia ka informuar se dje një person është arrestuar, sepse ka kanosur verbalisht zyrtarët policor dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar policia.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, pas pranimit të një tikete për kundërvajtje./21Media