E dëgjuat “Sa mirë po dokesh” nga Bardhi, Eaz dhe Xen?

Artistët, Bardhi, Eaz dhe Xen kanë publikuar projektin më të ri dhe të parin bashkëpunim të tyre, “Sa mirë po dokesh”.
Ky projekt ishte paralajmëruar ditë më parë nga treshja, e gjithashtu i kanë realizuar edhe videoklipin.
“Sa mirë po dokesh” është pjesë e albumit të ri të Bardhit “Trëndafil”, të cilin artisti ka bërë të ditur se do ta publikojë së shpejti.
Teksti dhe vija melodike e kësaj kënge janë realizuar nga vet artistët.

Meqë Bardhi veçse është duke punuar në albumin e ri, ai ka sjell projekte të tjera solo dhe bashkëpunime të cilat mblodhën miliona shikime në Youtube./21Media

Back to top button