E dëgjuat ”Xheloze”, nga Kanita dhe Skerdi

Artistët shqiptarë, Skerdi Ago dhe Kanita Suma e kanë publikuar një projekt të ri muzikor.
”Xheloze”, titullohet projekti i ri i cili është finalizuar me videoklip.
Projekti ka kohë që është paralajmëruar nga dyshja përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se, projekti paraprak nga Skerdi është bashkëpunimi me Teuta Selimin. Kënga e titulluar “M’ke rrejt” ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube. Projekti paraprak nga Kanita Suma është “Serenata Mexicana” në bashkëpunim me Havana. Ky projekt numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button