Pastroni gjithë shtëpinë me këta 3 përbërës

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, ju zgjidhni produktet më të mira duke menduar se kjo është mënyra e vetme për të siguruar higjienën.
Por, shpeshherë blerja e shumë produkteve për pastrim përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni, si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin e çdo konsumatori.
Kjo është arsye e mjaftueshme për të menduar alternativa tjera të cilat përveç se efektive, nuk dëmtojnë shëndetin.
Kështu, j’u nevojiten tri përbërës, kripë, uthull molle dhe sodë buke.
Kombinimi i këtyre tri përbërësve tejet ekologjike eleminon papastërtitë dhe bakteret, si dhe rikthen shkëlqimin e humbur. Mund ta përdorni për pastrimin e hidrosanitareve, pastrimin e kabinës së dushit, pllakave të dyshemesë dhe ato të murit.
Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht. Bëjeni bashkë në një shishe dhe më pas përdoreni. Patjetër, bëni shumë kujdes me masën e formuar dhe mbajeni në ambiente të sigurta, larg nga fëmijët./21Media

Back to top button