E dërgoi veturën për ta rregulluar, sulmohet nga punëtorët e servisit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Podujeva ka raportuar se kur e ka dërguar veturën për riparim është sulmuar nga dy punëtorë të servisit.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button