E fitoi çmimin e aktores më të mirë, Nikçi tregon se kujt do t’ia dedikoi

Drama e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Muslimani” nga profesori Enver Petrovci në cilësinë e autorit, regjisorit dhe aktorit kryesor së bashku me aktore Vlora Nikçin, u nderuan me tri çmime në festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, Dibër, edicioni i XXI.
Aktorja Vlora Nikçi, e cila në dramën “Muslimani” e luan rolin e Anitës e fitoi çmimin e aktores më të mirë protagoniste, shkruan rtv21.tv Me këtë rast, ajo sot përmes një postimi në rrjete sociale tregoi se kujt do t’ia dedikoi çmimin.
“Këtë çmim do të doja t‘ia dedikoj të gjithë atyre artisteve nga Dibra, njerëzve të mirë dhe artëdashës, të cilët me shumë pak perkrahje nga institucionet e Maqedonise së Veriut, e me shumë angazhim e mund personal, mbajnë gjallë një festival kaq të madh për shumë vite. Është për t’u admiruar puna e tyre e madhe vetanake, por do të doja shumë që këto festivale, të cilat nuk kanë vetëm karakter artistik, por edhe atë kombetar, të kenë përkrahjen edhe nga instutucionet e Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.”, shkroi artistja.
Ajo u shpreh se sot „lufta“ më e bukur e shteteve është ajo permes artit, prandaj u bëri thirrje instiutcioneve tona përkatëse, në Kosovë dhe në Shqipëri, që festivalet e tilla si knë Dibër të Maqedonisë së Veriut, si ai i Preshevës dhe i Ulqinit gjithashtu, të kenë edhe përkrahjen tonë.
“Festivalet artistike janë ato që shembin mure, minimizojnë paragjykimet dhe nxisin mirëkuptim të popujve. E kjo më se shumti na duhet neve.”, shtoi aktorja, me ç’rast shprehu falënderim.
Ndryshe, drama “Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, nga 21 marsi ka filluar të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje, prezanton se si ndër shqiptar është e ndaluar martesa e bashkëkombasve të feve të ndryshme dhe si ky koncept ndryshon kur protagonisti kryesor dashurohet./21Media

Back to top button