E gjeti në Britani të njëjtën kukull që kishte lënë në Ukrainë, Veronikës i kthehet buzëqeshja
Një vogëlushe ukrainase u kënaq kur gjeti të njëjtën kukull në Surrey, pasi që një të tillë kishte qenë e detyruar ta linte në shtëpi.
Veronika dhe nëna e saj, Tatyana kanë mbërritur në MB të enjten për të qëndruar me një familje në Epsom dhe Ewell.
Nëna dhe vajza mbërritën me vetëm një valixhe dhe një karrige me fëmijë, kështu nevojat për furnizim ishin të mëdha.
Një familje mbështetëse atje i çoi në një organizatë lokale të quajtur Stripey Stork, e cila ofron mallra praktike për familjet në nevojë në bazë të bankës ushqimore.
Veronika e vogël ishte shumë e emocionuar kur mes lodrave, gjeti kukullën e njëjtë me atë që e kishte lënë Ukrainë./21Media