E gjithë salla ngritet në këmbë për ushtarin Luan Haradinaj

Veseli: Asnjëherë nuk sulmuam askënd, krejt çka deshëm është të mbrojmë lirinë tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fjalimin në ceremoninë për Ushtrinë e Kosovës e nisi duke e uruar së pari Rifat Jasharin, vëllain e Komandatit Legjendar, Adem Jasharit.

“Baca Rif urime Ushtria e Kosovës”, tha Veseli pastaj ai iu drejtua me një urim të posqaçëm kadetëve, duke i njoftuar të pranishmit në sallë me djalin e heroit, Shkelzen Haradinajn, Luan Haradinajn, i cili është pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës.

“Për ata që nuk e dijnë ky është Luan Haradinaj”, tha Veseli dhe në këtë moment e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje dhe u ngritën në këmbë.

Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij Veseli tha se kjo ditë kujtohet me krenari nga brezat e ardhshëm.

“Sot ditëlindjeve të mëdha të kombit tonë po iu shtohet edhe një ditëlindje e madhe, diëlindja e Ushtrisë së Kosovës”, potencoi Veseli.

Ai përmendi edhe historinë e Kosovës, duke kujtuar Lëvizjen e Rezistencës Paqësore në vitet e 90-ta dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Në rrjedhën e ndryshimeve tona historike një gjë ka qenë gjithmonë konstante ne jemi pjesëtar të një kombi, i cili gjatë tërë ekzistencës së tij asnjëherë nuk sulmoi askë.”, deklaroi Veseli.

Ai shtoi se krejt çfarë deshi Kosova është të mbrojë dinjitetin dhe lirinë e saj.

“E ardhmja e afërt do ta konfrimojë drejtësinë e plotë për kauzës sonë çlirimtare dhe gjithë atyre bashkëluftetarëve që bartën mbi supet e tyre këtë kauz. Ne besojmë tek drejtësia sepse ne kemi luftuar vetëm për dretësinë. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e drejtë të historisë, prandaj e ardhmja e jonë është e sigurtë dhe ka vetëm një emër në integrimin në fammiljen euroatlantike ”, tha Veseli.

Ai falënderoi edhe bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën që i dha Kosovës në shtetformim.

Kuvendi i Kosovës sot me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Paraprakisht janë miratuar edhe tri ligjet për FSK-në, ligji për Ministrinë e Mbrojtes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri./21Media

Back to top button