Kaloni te përmbajtja kryesore

E gjuajti me armë vëllain, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një person të shtunën në Mitrovicë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij, kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kalibri t6 mm që dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia.

Sipas prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button