E goditi këmbësorin për vdekje, arrestohet një burrë

Mbrëmë është arrestuar një burrë nga Malisheva, pasi që i njëjti duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë ka goditur një këmbësor për vdekje.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së, në Malishevë.
”Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari E.U – i lindur 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e ti Vw-Tiguan ne rrugën kryesore te fshatit Kjeve, ne drejtim te fsh. Cerravik, dhe kur ka arritur ne breg te Kjeves , duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës, pa pritmes me pjesën   ballore te anës se djathtë, godet këmbësorin tani te ndjerin I.K, iindur 1962 , cili ne momentin kritik kishte qene duke ecur ne skaj te rrugës ne anën e djathtë, dhe si pasoje e goditjes fatale viktima humb jetën ne vend ngjarje”, ka thënë Xhurkaj.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër te prokurorit viktima dërgohet për autopsi, ndërsa i dyshuari ndalohet në ndalim policor prej 48 orësh. Rasti nën hetime./21Media

Back to top button