E goditi me qëllim me veturë, viktima në spital, i dyshuari në arrati

Një punëtor në pompë derivatesh ka pësuar lëndime pasi është goditur qëllimisht me veturë nga një person.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje verbale.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari e ka braktisur veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button