E hënë e përgjaktë në Shqipëri, tri viktima nga katër aksidente

Aksidenti i parë ka ndodhur në Vlorë, ku vetura është përplasur me një motomjet, si pasojë ka vdekur një 71 vjeçar.
Një tjetër aksident ka ndodhur në Berat, ku nënë e bir humbën jetën pasi 25 vjeçarja(nëna) humbi kontrollin mbi mjet dhe si pasojë ka rënë në lumë.
Edhe një tjetër aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Laç, janë lënduar tre persona, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.
Një aksident është regjistruar në Gramsh, ku një veturë ka dalur nga rruga e si pasojë janë lënduar dy persona./21Media

Back to top button