“E ka pushtuar djalli”, prifti torturon vogëlushen

Prifti e detyron me forcë që të fuste kokën nën ujë

Një prift ortodoks rrezikon të përballet me një gjykatë të kishës, pasi një video e tij duke torturuar një vajzë të vogël është bërë virale në internet.

Ilia Semiletov është pezulluar nga posti i tij në Kishën Ortodokse Ruse pasi pagëzoi, në mënyrë të dhunshme, një vajzë dyvjeçare, e cila sipas tij, kishte Djallin brenda saj.

Në videon e publikuar mund të dëgjohen ulërimat e vajzës ndërkohë që prifti e detyron me forcë që të fuste kokën nën ujë.

Kështu, dyshohet se Semiletov, në përpjekje për ta zhytur në ujë i goditi pjesën e parme të kokës vajzës. Akuza këto që Kisha përkatëse dhe nëna e vajzës i kanë mohuar.

Edhe pse prindërit e vajzës së paidentifikuar nuk regjistruan ndonjë ankesë, nëna e saj pranoi se vajza bërtiti sepse ajo ishte e frikësuar nga prifti.

Pagëzimi u bë në vitin 2016, por videoja është bërë virale vetëm së fundmi, pasi u shpërnda në internet.

Back to top button