“E kam të ndaluar strikt”, Infermieri kosovar ankohet se po i shërbehet ushqim me yndyrë derisa po trajtohet në QKUK

Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve të Kosovë është anukar se gjatë trajtimit në Klinikën Gastroenterologjisë në QKUK iu është ofruar ushqim me yndyrë pavarësisht asaj që i është ndaluar.

“Është dita e 9-të prej kur jam duku u trajtuar ne Kliniken e Gastroenterologjise nga Kolecistis akuta dhe Pankreatitis acuta i fazës së herëshme, ndërsa nën urdhëra strikte që nuk guxoj në asnjë mënyrë të përdorë ushqim që përmbanë yndyrëra.Pavarsisht kësaj tash e 4 ditë që më ë shtë lejuar të ushqehem lehtë dhe ngapak, secili racion më vie i mbushur me yndyrëra me bollëk, madje edhe qumshti dhe jogurti me yndyrë 3.2.”, thuhet në reagimin e tij.

Ai më tej ka thënë se deri më tani është obliguar të blej vet ushqim .

“Tani paramandojeni që një pcienti me DM tip ll t’i dërgohet mermelladë app çokollatë ose pacinetit me sëmundje kardiologjke t’i dërgohet ushqim i kriposur dhe me yndyrëra.Personalish, deri sot kam porositur ushqimin pa yndyrë, prej sot nuk kam mundës buxhetore, ndërsa në dikush ka nderë dhe fyrytrë dhe është i sinqertë në atë që bënë përveq përfitimit nga tenderet, do e rregulloj këtë problematikë madhore e cila po e dëmton edhe më tej shëndetin e pacientëve dhe ekonominë familjare ashtu të brishtë të tyre.Ndërsa çuditem se pse nuk reagon Shoqata për të Drejtatat e Pacientëve.”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button