E keni ditur se këto produkte mund t’i pastroni në enëlarëse

Shumica e njerëzve përdorin enëlarësen për të larë enët e kuzhinës dhe rrallë për të larë sende të tjera shtëpiake.
Mirëpo, ju mund të vendosni një sërë gjërash të tjera në enëlarëse dhe t’i pastroni ato. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm edhe për disa nga gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në makinë, sepse ato do të dëmtohen rëndë.
Bright Side sjellë disa produkte shtëpiake të cilat mund t’i pastroni aty.

1. Sfungjerë enësh

9 artikuj befasues që nuk e kishit idenë se mund t'i vendosnit në pjatalarëse
Sfungjerët e zakonshëm të enëve mund të pastrohen lehtësisht në makinë larëse enësh së bashku me pjesën tjetër të enëve tuaja të pista. Mund ta vendosni në raftin e sipërm që qëndron midis kunjave, në mënyrë që të mos lëvizë gjatë procesit të larjes. Mund të hidhni edhe çdo furçë pastrimi, përderisa nuk kanë doreza druri.

2. Fshesa për pastrimin e pluhurit

9 artikuj befasues që nuk e kishit idenë se mund t'i vendosnit në pjatalarëse
Natyrisht, e gjithë fshesa nuk do të mund të futet brenda makinës larëse enësh, por koka e qimeve mund të vendoset lehtësisht aty. Vetëm sigurohuni që t’i  vendosni ato me kokë poshtë, në mënyrë që të mos dëmtohen.

3. Lodra plastike 

9 Surprising Items You Had No Idea You Could Put in the Dishwasher
Lodrat e fëmijëve ndoten shumë shpejt dhe mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’i larë është t’i vendosni në enëlarëse së bashku me enët. Nëse keni shumë lodra të vogla, si Lego, që mund të humbasin, mund t’i vendosni të gjitha në një qese rrjetë. Sigurohuni që të mos vendosni asgjë me bateri atje, pasi elektronika është e rrezikshme.

4. Sandale dhe këpucë të forta plastike

9 Surprising Items You Had No Idea You Could Put in the Dishwasher
Mbathje plastike, si crocs,  dhe puseta, mund të vendoset në pjatalarëse për pastrim më efikas. Megjithatë, në rastin e tyre, ato duhet të lahen vetëm pa asnjë send tjetër pasi mund të bëjnë gjithçka tjetër më të ndotur. Është më mirë t’i vendosni në raftin e sipërm të kthyer nga poshtë, në mënyrë që uji të arrijë edhe në brendësi të tyre./21Media
Back to top button