E kërcënuan me armë, i morën krejt çka kishte me vete

Mbrëmë rreth orës 19:30 një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular.
Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hazir Haxholli”. Policia bën të ditur se ky rast është nën hetime nga njësitë relevante./21Media 
 

Back to top button