Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka konfrimuar se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me 18 janar 2021. Ai ka njoftuar se gjatë takimit virutal të sotëm që ka zhvilluar me Drejtorët e Drejtorivë Komunale të Arsimit, po ashtu është bërë e ditur se mësimi do të mbahet sipas skenarit A me prezencë në shkolla.

“ mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.”, ka shkruar Likaj në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në këtë takim ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin cili ka marrë falënderime nga minsitri në detyrë për ndihmën e dhënë.

Për shkak të parandalimit të përhapjes së Covid-19 gjysmë vjetori i parë ka përfunduar më herët se zakonisht, me 18 dhjetor 2020./21Media