E konfirmon RTV21, Kadri Veseli në Kosovë
Ish-Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli sot do të arrijë në Kosovë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, i cili informoi se protokolli i Veselit pritet të jetë i njëjtë si me rastin e vdekjes së babait.
“Po, z. Veseli do te arrije sot ne Kosove. Sa i perket protokolit, pritet qe ai te jete i njejti si ne rastin kur z. Veseli eshte liruar me rastin e vdekjes se babait te tij.”, deklaroi Qerkini për rtv21.tv
Më 07 janar ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli.
Edhe në korrik 2021, Kadri Veseli kishte ardhur në Kosovë, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit./21Media