Xhudistët i sollën Kosovës edhe gjashtë medalje nga Sllovenia

Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16, U21. Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.
Nga Kosova në këtë turne morën pjesë gjashtë garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, 1 i argjendtë, 1 i bronztë.
Bashkë me ta udhëtuan edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët: Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku, kështu njoftoi Federata e Xhudos së Kosovës.
Të artë:
Dardan Cena -73 kg
Anes Veseli -100 kg
Fatjona Kasapi -57kg
Dëbora Gjakova -63 kg
I argjendtë:
Muhamedin Veseli -66 kg
I bronztë:
Rios Kuka +100 kg./21Media

Back to top button