E konfirmuar, ja kur do të shpaloset kalendari i Serie-A 2021/22

 
Asambleja e ligës italiane të futbollit ka konfirmuar që lista e ndeshjeve për Serinë A 2021-22 do të shpaloset më 14 korrik.
20 ekipet u takuan përmes një video konference sot dhe trajtuan tema të ndryshme në rendin e ditës.
Klubet miratuan caktimin e të drejtave audiovizive të Kupës së Italisë, që ishin objekt i negociatave private javët e fundit, në disa vende të huaja.
Më në fund, prezantimi i kalendarit të Serisë A 2021-22 u konfirmua të bëhet më 14 korrik.

Back to top button