E mashtroi për vizë pune duke i marrë 17 mijë euro dhe e kërcënoi me jetë, 1 muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të dyshuari i për mashtrim me viza.

Siç bëhet e ditur në njoftimin i pandehuri H.H., nga muaji Mars e deri ne muajin Dhjetor të vitit 2022, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që duke u paraqitur se merret me rregullimin e vizave të shtetit Sllovak, arrin të e vë në lajthim të dëmtuarin A. ashtu që pasi i njëjti shpreh interesimin për rregullimin e vizës sllovake për djalin e tij, i pandehuri H.H., ne vazhdimësi i kërkon të hollat në vlera të ndryshme në emër të procedurave për rregullimin e vizës duke arritur kështu shumën e përgjithshme të të hollave ne vlerë rreth 17.000 Euro, e të cilat para i dëmtuari kohë pas kohe ia dërgon përmes transaksioneve bankare, por që nga ajo kohe i pandehuri as nuk e pajis me vizë e as nuk ia kthen të hollat, me çka me këtë veprim të dëmtuarit A.A., i ka shkaktuar dem të konsiderueshëm material në vlerë të përgjithshme prej 17.000 (shtatëmbëdhjetë mijë) Euro.

“Gjithashtu, me datë 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2022, i pandehuri H.H., seriozisht e kanos personit tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, te dëmtuarin – A.A., në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjes ne lidhje me rregullimin e vizës, i pandehuri ne gjendje të acaruar përmes telefonit i dërgon te dëmtuarit një porosi me zë duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese ne gjuhen boshnjakes se “do të masakroj”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë.Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.”. thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që nga koha kur dyshohet të ketë kryer veprën penale ka qenë i paarritshëm për Policinë.

Po ashtu, Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që i pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës penale të Mashtrimit edhe në disa raste të tjera në Republikën e Kosovës, këto fakte tregojnë vendosmërinë e të pandehurit për të kryer vepra penale të kësaj natyre, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale./21Media

Back to top button